Kukës, banorët e fshatit Shtiqën në protestë, ja çfarë kërkojnë
Banorët e fshatit Shtiqën në Kukës kanë protestuar në lidhje me bllokimin e fshatit të tyre nga ndërtimi i një rruge të rë që lidh aeroportin me autostradën. Banorët kërkojnë ndërtimin e një nënkalimi pasi rruga e re u rrezikon jetën e fëmijëve për të shkuar në shkollë që ndodhet në anën tjetër.
Këtë të shtunë është zhvilluar një protestë nga banorët e fshatit Shtiqen, me qëllim plotësimin e disa kërkesave që sipas tyre janë cënuar nga punimet e rrugës së re që lidhet me aeroportin
Inxhineri i firmës gjatë një komunikimi me banorët,tregoi për parametrat e rrugës, por nuk tregoi nëse do të ndërtohet një nënkalim sipas kërkesës së banorëve.
Gjate kohës që banoreët ishin mbledhur në shenje proteste, automjetet e firmës kanë ndërprerë punën deri në gjetjen e zgjidhjen e problemit.