AKTUALITET

Kryetari i PLL Axhami uron NTM Princ Leka me rastin e ditelindjes.

Sot më 26 Mars të vitit 1982 lindi NTM Princ Leka.
Kryetari i PARTISË LËVIZJA E LEGALITETIT
z.Shpëtim AXHAMI i shpreh urimin në emrin e Tij personal dhe në emër të gjithë legalistëve.
I nderuari Princ Leka II.
Kam nderin e kënaqësinë që në emrin Tim personal dhe në emër të të gjithë legalistëve, të ju uroj përzemërsisht Gëzuar për shumë vjet Ditëlindjen.
Zoti të bekoftë duke i’u dhënë shëndet të plotë, jetë të gjatë e të lumtur, duke mundësuar që sa më shpejt aspiratat tona të përbashkëta të bëhen realitet në të mirën e kombit shqiptar dhe të të gjithë shqiptarëve kudo ku sot ato janë e jetojnë.
“ATDHEU MBI TË GJITHA”.
Me konsideratë
Shpëtim AXHAMI