Histori

Sot 85 vite nga ditëlindja e Mbretit Leka I

Nga Kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit
Shpëtim AXHAMI.
Burrat e kombit kanë vetëm ditëlindje ato i mban gjalle përjetësisht kontributi i tyre per kombin e vet, i tillë ishte Mbreti Leka I.
“PAQE, BASHKIM, VËLLAZËRIM”
Mbreti Leka I, djali i Madhërisë së Tij Mbretit Zog dhe Mbretëreshës Geraldine lindi më 5 prill 1939, vetëm dy ditë para pushtimit fashist të Shqipërisë, më 7 prill 1939.
Lindja e trashëgimtarit të fronit u festua me gëzim të madh dhe Roja Mbretërore përshëndeti me 101 goditje me pushkë.
Pushtimi i Shqipërisë, Lufta e Dytë Botërore dhe vendosja e diktaturës komuniste në Shqipëri bën që ashtu si familje të tjera mbretërore europjane edhe Familja Mbretërore Shqiptare, fillimisht me vendim të Asamblesë Kombëtare, bashkë me trashëgimtarin e tyre Leka I të detyrohen te largohen për në egzil jashtë dëshirës së tyre.
Deri më 2 maj 1939 Familja Mbretërore dhe ata që e shoqëronin ka qëndruar në Greqi nga ku është nisur në drejtim të Turqisë.
Ngs aty në fund të muajit Qershor, Familja Mbretërore udhëtom përmes Rumanisë, Polonisë, Suedisë, Norvegjisë e për të mbërritur në Francë në muajin korrik 1939.
Pas korrikut të vitit 1940 Familja Mbretërore shqiptare shpërngulet për në Britaninë e Madhe.
Me përfundimin e luftës, Familja Mbretërore zhvendoset përsëri kësaj radhe në Egjipt, pas ftesës së marrë prej Mbretit Faruk.
Pas grushtit të shtetit në Egjypt atë të vitin 1952, ndryshimet politike detyruan zhvendosjen e Familjes Mbretërore, e cila në korrik të vitit 1955 u vendos në Cannes të Francës.
Mbreti Leka filloi mësimet ne Aleksandri Viktoria Colage dhe British Boys school.
Kur Familja Mbretërore gjendej ne Francë me 1955 Ai regjistrohet në Shkollën e shqiponjave të Villars-sur-Ollon në Zvicër ku do të marrë diplomën “Matriculation of Oksford”.
Ne vitet 56-59 vazhdoj ne Akademinë Ushtarake Mbretërore në Londër atë të Sandhurst, ndër më të famshmet në Botë dhe pas kësaj studioj për Shkenca Politike dhe Ekonomike ne Universitetin e Sorbones ne France.
Zotëroi 5 gjuhë te huaja , Anglisht, Frëngjisht, Italisht , Spanjisht, Arabisht.
Më 5 Prill 1957, kur Princi Leka I mbush plot 18 vjeç, Mbreti Zog e shpall atë trashëgimtar të kurorës mbretërore, në një ceremoni të zhvilluar në prani të figurave më të shquara të emigracionit politik shqiptar në Francë dhe të shumë miqve të tjetë të Familjes Mbretërore.
Me 9 Prill 1961 Mbreti Zog ndërroj jetë në spitalin Foch të Parisit, në përputhje me statutin e Mbretërisë Shqiptare të vitit 1928, vendin e Mbretit Zog e zuri Mbreti Leka I.
Duke bërë betimin para Asamblesë Shqiptare dhe Këshillit te Kurorës Mbretërore Shqiptare.
Ai shqipton: “ Unë Leka i Pare Mbreti i Shqiptareve , ne minutën qe hyp ne fronin e Mbretërisë Shqiptare dhe marr ne dore pushtetin Mbretëror, betohem para Zotit Fuqiplote se do te ruaj njësinë kombëtare, pavarësinë shtetërore dhe tërësinë tokësore, gjithashtu do te ruaj statutin dhe do te veproj pikërisht sipas atij dhe sipas ligjeve ne fuqi duke pasur parasysh gjithmonë te mirën e popullit. Perëndia na ndihmoftë”
Ne fund te viteve 60 viziton SHBA-në ku takon shumë personalitete patriotike atdhetare politike shqiptare. Ne vitin 1969 merr takime ne Australi dhe aty flet për çështjet kombëtare dhe kushtet qe gjendej Shqipëria.
Në shtator 1962, ai la Francën për t’u vendosur në Spanjë ku vendosi kontaktet me Mbretin Juan Carlos të Spanjës dhe Mbretin Simeon II të Bullgarisë.
Aktiviteti politik kulmon ne vitin 1972 ne Spanje ku thirret Konferenca e Madridit. Ne ketë konference morën pjesë te gjithë përfaqësuesit politik të diasporës nga e gjithë bota.
Këtu u vendos krijimi i Frontit Nacionalist Antikomunist kundër regjimit te Tiranes dhe aprovohet ideja që të luftohet për një Shqipëri etnike.
NMT Mbreti Leka do te shprehej: Kushtet e rrezikshme ne te cilat ndodhet atdheu dhe kombi ynë kërkojnë qe i gjithë emigracioni shqiptare te plotësoj si duhet misionin historik ne mbrojtje të të drejtave tona, prandaj kërkohet bashkim.
Ne Qershor te vitit 1975 zhvillon punimet Konferenca e Helsinkit për sigurinë dhe bashkëpunimin ne Evropë. Mbreti Leka i dërgoi një memorandum konferencës ,se nuk do te njihnin asnjë vendim qe cenonte te drejtat e popullit shqiptar si dhe integritetin e Shqipërisë etnike.
Me 8 tetor 1975 Mbreti Leka u martua me Mbretëreshën Suzane. Ne ceremoninë e martesës morën pjesë përfaqësues nga te gjitha trojet etnike gjithashtu dhe përfaqësues te te gjitha besimeve fetare.
Me vone Mbreti Leka I krijoi Këshillin për çlirimin e Shqipërisë etnike dhe ushtrinë për çlirimin e saj.
Ne Qershor te 1977 kur ne Beograd u mbajt konferenca për sigurinë dhe bashkëpunimin ne Evrope Mbreti reagon :
“ Nuk mund te ketë paqe, dorë-shtrëngim dhe mirëkuptim ne Ballkan po nuk u njoh integriteti territorial i Shqipërisë me Kosove dhe Çamëri”.
Gjatë vitit 1977 ai i intensifikon aksionet dhe demarshet politike kundër regjimit komunist të Tiranës. Por ky aktivitet do të bëhej shkak që Spanja të tërhiqej përballë trysnisë së Jugosllavisë. Kjo bëri që qeveria spanjolle të
kërkoi ndërprerjen e aktivitetit të Mbretit Leka duke e detyruar të largohej në janar të vitit 1979 drej Rodezisë e më pas në Afrikën e Jugut.
Në Johanesburg, më 26 mars 1982, do të vijë në jetë trashëgimtari i Kurorës Mbretërore – Princ Leka. Vendi ku Princi Leka ka lindur, është konsideruar si tokë shqiptare për atë kohë.
Zhvillimet e viteve 90 Mbreti Leka i ndoqi dhe i përcolli me maturi dhe interes në të mire të vendit e popullit shqiptar.
Ai parashikoi manipulimin e zgjedhjeve te 31 marsit te 1991 nga PPSH.
Mbreti Leka u kthye për herë të parë në Shqipëri në vitin 1993, por u lejua të qëndronte në vend për vetëm 24 orë, kjo nga frika e mbështetjes gjërë popullore e treguar në ato momente dhe gjithashtu frika e marrjes pushtetit prej Tij, prej atyre që ju takonte në të vërtetë.
Mbreti Leka u rikthye përsëri në Atdhe më 12 prill 1997, pas 58 vitesh në mërgim. Ai u mirëprit nga mijëra mbështetës në aeroportin e Rinasit. Mbreti përshëndeti popullin me thënien e famshme të domosdoshme për kohën…
“Paqe Bashkim Vllazërim”. �
Gjatë zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare më 29 qershor 1997 u zhvillua paralelisht edhe një referendum mbi formën e sistemit.
Sondazhet paraprake, rezultatet e para dhe rezultatet e qëndrave të numërimit të votave, të gjitha jepnin një fitore të Mbretërisë Kushtetuese, me një luhatshmëri të përgjithshme të votave mes 55% dhe 75% në favor. Kjo nxiti disa media ndërkombëtare të shpallin fitoren në favor të Mbretërisë. Këto rezultate të hershme u konfirmuan gjithashtu nga vëzhguesit ndërkombëtar në zona të ndryshme të vendit para se fletët e votimit të dërgoheshin në Tiranë.
Katërmbëdhjetë ditë më pas, në Komisionin Qendror Zgjedhor u votua kundër Mbretërisë në raportin 8 me 6 dhe shpallën fitoren e Republikës (vendimi nr. 1355, datë 13/07/1997). Ky vendim i diskutueshëm dhe i njëanshëm ishte në kundërshtim me ligjin elektoral, sipas të cilit duhen 2/3 e shumicës së Komisionit Qendror Zgjedhor, si dhe kishte parregullsi të tjera. Treqind mijë vota të mbretërorëve ishin zhdukur.
Sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së, 1 423 209 persona votuan, nga të cilët 450 478 në favor të Mbretërisë, ku 61 630 vota të mbretërorëve ishin shpallur të ‘pavleshhme.
Oborri Mbretëror dhe PLL e ankimuan këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese ku paneli që përbëhej nga 9 gjyqtarë nga të cilët 5 votuan kundër Mbretërisë, 4 në favor të Mbretërisë Kushtetuese, ndërsa një gjyqtar nuk ishte i pranishëm. Vendimi (nr. 44, datë 27/08/1997 V-44/97) ishte shumë i politizuar. Kryegjyqtari, Rustem Gjata, votoi në favor të Mbretërisë.
Në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese u pranua se kishte shumë abuzime në procesin e numërimit të votave kundër Mbretërisë, përfshirë edhe ushtrimin e forcës dhe të dhunës kundër zyrtarëve elektoralë.
Sipas vendimit përfundimtar të gjykatës, u pranua që numri i votave të rritej vetëm me 6% në favor, për një total prej 39,25%, që nuk do të kishte efekt në rezultatin përfundimtar.
Disa muaj pas referendumit, vota pro Mbretërisë u gjetën nga media dhe publiku të hedhura nëpër lumenj dhe kosha plehrash.
Parimi stalinist “nuk ka rëndësi kush voton, por rëndësi ka kush numëron” u aplikua në atë referendum.
Fakti që ka rëndësi është se shqiptarët votuan në masë për Mbretin e tyre…”
Pas kësaj katraure manipuluese, Mbreti Leka vendosi të largohet nga vendi, për të parandaluar rritjen e presionit politik dhe të tensioneve publike, që do të ndikonin negativisht në situatën e vendit dhe do të fusnin Shqipërinë në një luftë civile të drejtuar nga interesat e disa entiteteve politike.
Mbreti Leka ishte mbështetës dhe frymëzues i pazëvendësueshëm, aktiv në veprimet dhe qëndrimet e veta përgjatë luftës për çlirimin dhe pavarsinë e Kosovës, për të cilat kontributi i Familjes Mbretërore dhe asaj Zogolljane që në origjinë ishin shekullore.
Ne qershor të vitit 2002 me kërkese te 76 deputeteve të Kuvendit të Shqipërisë, Familja mbretërorë dhe Mbreti Leka I kthehet ne Atdheun Mëmë.
Me qindra mijëra vet i benë një pritje madhështore Mbretit të tyre.
Ne vitin 2005 me largpamësi se asgjë nuk po funksiononte në Shqipëri dhe dy forcat kryesore politike te krijuara pas 90-s kishin dështuar ne qeverisjen e vendit, Mbreti Leka hodhi idenë e një koalicioni të gjërë me intelektual , atdhetar, nacionalist me bijë e bija të familjeve fisnike, kjo për të marre në dore fatet e vendit.
Manipulimi i rezultatit, minimi qe ju bë lëvizjes nga brenda dhe jashtë saj nga elementë te futur me qellim bënë që kjo të mos kishte rezultatin e duhur, në të kundërt kurorëzimi i lëvizjes se 2005 do te kishte sjelle një shpresë tjetër për Shqipërinë dhe shqiptaret dhe sot nuk do te kishim ketë aktualitet politik jo normal në vend.
Edhe kjo ishte një përpjekje e Mbretit Leka për të orientuar shqiptarët për nga duhej dhe gjithashtu sot duhet.
NMT Leka I ndërroi jete me 30 nëntor 2011 ne shtetin Amë të Tij.
Ne ketë dite zije kombëtare u zhvillua ceremonia mortore zyrtare ne sallën e parlamentit shqiptar ku morën pjesë me mijra qytetarë shqiptarë nga të katër anët e botës dhe personalitet më të larta të të gjitha fushave nga të gjitha trojet etnike kombëtare.
Këto janë fare pak kundrejt gjithe veprimtarisë në interes të kombit bërë nga Mbreti Leka I.
Lavdi këtij burrë shteti që gjithçka e vuri ne shërbim te kombit të Tij nën moton
“PAQE, BASHKIM, VLLAZNIM”