Sonte Nata e Kadrit
Nata e Kadrit konsiderohet si nata më e shenjtë e vitit për myslimanët dhe sipas fesë islame, agjërimi në këtë ditë konsiderohet i vlefshëm sa një mijë muaj.
Për këtë arsye numri i personave që agjërojnë sot është shumë më i madh se ata që agjërojnë gjatë gjithë muajit të Ramazanit.
Nata e Kadrit shënon zbritjen e Kuranit në tokë dhe fillimin e shkrimit të librit të shenjtë. Sipas fesë islame, në këtë ditë zoti përcakton fatin dhe jetën e njeriut gjatë një viti dhe gjetja e kësaj dite me agjërim dhe adhurim të shtuar është premisë për një vit të ardhshëm të mirë. Mendohet të jenë me mijëra, jo vetëm besimtarë myslimanë, ata që agjërojnë ditën e Kadrit.
Çfarë duhet të bëjë myslimani Natën e Kadrit?
Të bëjë sa më shumë dua (lutje).
Të bëjë teube e istigfar (të pendohet, për mëkatët dhe të kërkojë mëshirë nga i Madhi Zot.
Të shtojë tespihët (të permendurit dhe të madhëruarit e Allahut) dhe falënderimet.
Të bëjë salavat për Pejgamberin a.s.
Të japë sadaka sa të ketë mundësi.
Të ruhet nga mëkatet e gjymtyrëve (duarve, këmbëve, syrit, veshit, etj).
Të mos i kalojë namazet pa xhemat (pra të falet sa më tepër në xhami).