AKTUALITET

Kryelegalisti Shpetim Axhami/ Viti 2024 viti i legalistëve, 100-vjetori i “Triumfit të Legalitetit”.

Viti 2023 një vit arritjesh, Viti i Ri 2024 një vit sfidash për ne!

Të dashur legalist!
Kam nderin dhe kënaqësinë që në këtë prag të këtij Viti të Ri të ju uroj;
GËZUAR Vitin e Ri 2024

Uroj!
Shëndet, mbarësi e lumturi për ju, familjet tuaj e çdo mik e të afërm që ju keni.

Ky vit që ne po lëmë pas ishte për ne një vit pune e plot angazhime, ku përkushtimi dhe sakrificat tuaja lehtësuan arritjen e objektivave tona të përbashkëta.

Ky vit, ishte një vit zgjedhor, dhe koha na dha të drejtë, ku me vendimin tonë të përbashkët Partia Lëvizja e Legalitetit u përfaqësua më vete në këto zgjedhje.

Ishte puna juaj ajo që bëri që PLL të dilte nga këto zgjedhje me rezultat e përfaqësim të kënaqshëm si faktor në spektrin politik shqiptar.

Përgjatë vitit 2023, si një vit krize politike opozitare, ne ditëm të mbajmë qendrimet tona kur duhej, pa u bërë pjesë debati kur nuk na takonte.

Ne së bashku, hap pas hapi e në përditshmëri u munduam të jemi aktiv e sa më afër qytetarëve për shqetësimet dhe problemet e tyre para kësaj mazhorance.

Gjithashtu, përveçse punës tonë organizative ridimensionuese, ne festuam dhe përkujtuam çdo datë historike tonën që e lidh legalitetin me historinë 100 vjeçare si forcë politike dhe po me historinë 100 vjeçare të Mbretërisë Shqiptare.

Këto data për ne nuk shërbejnë vetëm si data historike me vlera kombëtare por kanë shërbyer dhe do të shërbejnë edhe si motivim dhe orientim i punës tonë në përshtatje me kohën dhe situatat aktuale që ne kalojmë.

Në këtë fund viti, disa legalistë nuk i kemi mes nesh, e ne të gjithë së bashku lutemi për sejcilin prej tyre që ndërroj jetë përgjatë vitit 2023, të paharruar qofshin gjithmonë dhe shpirti i tyre të prehet në Paqe.

Lutemi gjithashtu që çdo legalist larguar po përgjatë këtij viti, pa dëshirën e tyre në emigrim për shkaqe që dihen, një ditë të shpejtë të kthehen këtu në mesin tonë në Atdheun e tyre.

Gjej rastin në këtë prag Viti të Ri, të kujtojmë gjithashtu se viti 2024 është viti i legalistëve dhe i legalitetit, është viti i 100-vjetorit të “Triumfit të Legalitetit”

Prandaj ne, me projektet tona në bashkëpumim edhe me Familjen Mbretërore, do të dimë të kujtojmë, të festojm dhe të nxjerrim detyra e objektiva për të ardhmen.

Edhe njëherë duke ju falenderuar të gjithëve ju uroj Gëzuar Vitin e Ri 2024!
Zoti na bekoftë e ndihmoftë duke na udhëhequr për nga më e mira në rrugën tonë.

Mirënjohje, respekt e vlerësim për të gjithë.
Shpëtim AXHAMI.