Partia Lëvizja e Legalitetit. Nis fazë e re ristrukturimi me elementë të rinjë.
PARTIA LËVIZJA E LEGALITET
Për Partinë Lëvizja e Legalitetit, si një parti e djathtë dhe e hapur gjithmonë në vlerësim të potencialeve njerëzore, nis sot një fushatë e re për ristrukturimin e strukturave të saj me elementë të rinj, patriotë dhe patriote, që në zemër e mëndje kanë primare interesin kombëtar.
Përsa më sipër, duke patur parasysh se tashmë jemi edhe në prag të një viti zgjedhor për zgjedhjet parlamentare në pranverë të vitin 2025 ku PLL do të përqendrojë të gjithë forcat dhe energjitë e veta për ti dhënë qytetarëve një ofertë politike ku në qendër të saj do të jetë ekonomia dhe prona, ligji dhe rendi, familja dhe rinia, shtresat e vuajtura dhe të përsekutuar, për çdo degë tonën në çdo bashki, nëpërmjet udhëzimit të mëposhtëm kërkohet.
1-Të fillojë proçesi i përzgjedhjes, në nivele të dyta të tyre, për kryetarët e Nën/degeëve për çdo njësi administrative.
2-Kryesia e degës, për aty ku për arsye të ndryshme mendohet se sekretari i degës duhet të zëvendësohet, të sjellë në qendër dy propozimet e saj për sekretar dege.
3-Kryesitë e degëve në bashkëpunim me çdo struktur tjetër të saj të fillojnë identifikimin e potencialeve njerëzore që mund të na përfaqësojnë në listat e ardhshme si kandidat për deputet për në Kuvendin e Shqipërisë.
4-Të vlerësohet, si tepër e rëndësishme, puna me antarësime dhe afrime të reja, kjo sidomos me afrimin e të rinjve në strukturat tona.
5-Zbatimi i këtij udhëzimi do të ndiqen nga kordinatorët e çdo qarku dhe nga të deleguarit e kryesisë së PLL.
Faleminderit!