ANALIZË

Kryetar i PLL Axhami. Shqipërisë i duhet MBRETËRI dhe jo republika e 11 Janarit.

Shqipërisë i duhet MBRETËRI dhe jo republika
e 11 Janarit!

Me 11 Janar 1946, për fatin e keq të Shqipërisë dhe shqiptarëve, Shqipëria kaloj nga Mbretëri Kushtetuese Demokratike Parlamentare e Trashigueshme në Republike Popullore (Diktature proletariati).

Që nga kjo ditë Shqipërinë e pllakosi diktatura e izolimi, varfëria dhe mospasja, ku të drejtat e njeriut nuk kishin më kuptim, e gjithçka vendosej në zyrat e sekretarit të partisë e të ish-sigurimit.
U kalua nga një shtet demokratik i së drejtës dhe pro perendimor në një shtet totalitar të izoluar, ku ligjin e bënte partia e ku shteti dënon e vret shtetasit e vet në emer të popullit.

Edhe pas viteve ‘ 90, në një shtet pluralist demokratik, sistemi republike parlamentare u pa qartë se mbetet një sistem jo produktiv e i dështuar për Shqipërinë.
Çeshtja e zgjedhjes presidentit solli kriza dhe ngërçe duke e kthyer atë në pazare dhe marrveshje politike mes palëve në interes të tyre e duke bërë që kryetari i shtetit të humbas profilin e duhur.

Shqipëria sot ka nevojë për MBRET e jo për president të cilit nuk dihet ku i fillojnë dhe mbarojnë kompetencat, i cili me këtë lloj sistemi nuk e ka mundësinë për të qenë garant i shtetit të së drejtës, i mbrotjes së interesit kombëtar dhe garant i mbrotjes së kushtetutës.

Shqiptarëve nuk ju duhet një kryetar shteti që në çdo pesë vjet sa herë që ai zgjidhet, e vetëm me 71 vota sipas ndryshimeve kushtetuese t vitit 2008, zgjedhja e tij bëhet pazar politik i marrëveshjeve përfituese mes palëve në kundërshtim me interesin qytetar, shqiptarëve ju duhet një kryetar shteti jo politik e gjithpërshërës i duhet Mbreti i tyre.

Shqipërisë i duhet MBRET, që themelet e demokracisë të mos mbeten të brishta, vota të mos vidhet, fjala e lirë të mos cungohet, e drejta e pronës morali dhe besimi të mos nëpërkëmben e mbi të gjitha dinjiteti i familjes dhe krenaria e të qenurit shqiptarë të mbeten të pacënuara.

Keto dhe shumë padrejtësi të tjera, kurrë nuk do të ndodhnin në një sistem mbretëror, kjo e provuar në Shqiperi me Mbretin Zogu I gjate viteve 1928-1939 dhe vazhdon të provohet edhe sot nē shume shtete më të zhvilluar të europës perendimore.

Prandaj data 11 Janar e vitit 1946 mbetet një ditë e zezë për Shqipërinë dhe shqiptarët, mbetet dita e fillimit të kalvarit të vuatjeve dhe persekutimit, dita e mospasjes dhe e izolimit.
dita ku demokracia u zëvendësua me diktaturë.

Gjithashtu viti 1997, viti i referendumit për ndryshimin e sistemit, mbetet një shanc tjetër i humbur në atë vit e kohë të trazuar, i fituar faktikisht nëpërmjet votës qytetare por i manipuluar nga politika.

Ky shanc i humbur i atij momenti, pavarsisht fitores faktike, duhet të na motivoj për mundësimin e ribërjes referendumit e Shqipërisë të i kthejmë Mbretërinë e shqiptatarve Mbretin e tyre, Princin Leka II trashigimtarin e vetëm të Fronit Mbretëror.

Legalistët dhe shume qytetarë te tjere jo legaliste jane te bindur se vetem kthimi i sistemit të mbretërisë dhe filozofia zogiste e të bërit shtet mbetet shpresa e vetme që ju ka ngelur shqiptarëve për të kthyer besimin se Shqipëria bëhet, kjo gjithmonë nën motën e Mbreti Zog I
“ATDHEU MBI TE GJITHA”