POLITIKË

Fjala e plotë e Kryetarit të Partisë Lëvizja e Legalitetit Shpëtim Axhami me rastin e 80-vjetorit të krijimit OKLL.

Të dashur legalist, ju mbështetës dhe besimplotë për një bashkim të shpejtë kombëtar nën kurorën mbretërore, sot, të mbledhur së bashku, në këtë ditë të rëndësishme që përkon edhe me vitin jubilarë të 80-vjetorit të krijimit të Organizatës Kombëtar Lëvizja e Legalitetit, me kënaqësinë e të qenurit mes jush, ju përshëndes.

E thashë në këtë ditë të rëndësishme për ne, pasi ashtu si edhe u theksua pak më parë, zogistët të shqetësuar nga tradhtia e Marrveshjes së Mukjes dhe pas Traktit të gjeneral Abaz Kupit i drejtuar ky KNÇ, për se si do vazhdohej lufta, nga ku nuk morën asnjë përgjigje, më 20 nëntor 1943 në Herraj të Tiranës, thirrën Kuvendin Kombëtar për krijimin e formacionit të tyre politik.

Në këtë Kuvend morën pjesë delegatë të ardhur nga e gjithë Shqipëria, si dhe nga trevat etnike shqiptare.

Ndër më të përmendurit ishin: Abaz Kupi, komandanti i rezistencës antifashiste në Durrës më 7 prillit 1939; atdhetari Ndoc Çoba, pjesëmarrës në Kongresin e Lushnjës; patër Lekë Luli, diplomati Rauf Fico, arsimtarët Gaqo Goga e Osman Myderizi, avokat Selim Damani, Xhemal Naipi, Mul Delia, Hysen Meça, Xhemal Herri, etj.

Të nesërmen, më 21 nëntor 1943, zogistët deklaruan formimin e partisë së tyre,
U krijua Organizata Kombëtare “Lëvizja e Legalitetit”

Për drejtimin e OKLL u zgjodh kryesia me kryetar Ndoc Çobën, ndërsa Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Legalitetit u zgjodh Major Abaz Kupi.

Qëllimi kryesor në vendimmarrje i këtij kuvendi përveç shmangies vëlla-vrasjes e të tjerave ishte:

-Vashdim i luftës kundër okupatorit deri në çlirimin e të gjithë trojeve etnike tona dhe -rikthimi i formës qeverislse mbretërore në vend.

Organizata Kombëtare “Lëvizja e Legalitetit”
sot Partia Lëvizja e Legalitetit e krijuar në këtë ditë është pasuese e idealeve të “Triumfit të Legalitetit” që më 24 dhjetor 1924., TRIUMF i cili hapi një faqe të re në Historinë e Shqipërisë, duke bërë të mundur që nëpërmjet reformave shtetare të krijohej shteti i parë modern Shqiptarë në një sistem qeverisës Monarki Demokratike Kushtetuese Parlamentare e Trashigueshme nën drejtimin e Mbretit Zog I.

SOT, Koncepti i PLL është dhe mbetet përballja me çdo problem të shoqërisë e për tju dhënë alternativën e zgjidhjes së drejtë të tyre, kjo në interes të vendit e kombit, për një integrim sa më të shpejtë në BE.

Per ne, gjithashtu një rëndësi të veçantë merr të qenurit e Shqipërisë një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon duke vlerësuar maksimalisht ndihmën e bashkëpunimin reciprok me miqtë tanë euro-atlantik.

Prandaj ne legalistëve, në këto momente jo të mira sociale, politike dhe ekonomike në vend dhe duke u gjendur përballë një situate të tillë ku po kalon opozita dhe djathta aktuale, kemi detyrimin moral e kombëtar para shqiptarëve për tu bërë promotor të një aksioni politik shprese për zhvillim dhe prosperitet.

Ne mendojmë dhe e kemi bindje se ka ardhur momenti, ku individ dhe intelektual me integritet, subjekte dhe grupe intersi të tjera, mund dhe duhet ta shikojnë si produktiv bashkëpunimin e bashkimin me ne, si bosht i mundësisë së organizimit të së djathtës në vend.

Legalist të nderuar!
Klasa politike qeverisëse deri më sot pas 33- vitesh ka dështuar, kjo duke tradhëtuar interesat qytetare e duke i zhgënjyer ato për çfarë pritej se do të arrihej me ardhjen e pluralizmit në Shqipëri.

Për 33 vite prona nuk iu kthye pronarit të vërtretë e arsyet dihen…
Të drejtat morale dhe financiare të të përsekutuarve nuk u fituan asnjëherë si duhen, sepse për 33 vjet pushtetin më së shumti vazhduan dhe vazhdojnë ta gëzojnë dhe shfrytëzojnë byroistëve me trashigimtarët e tyre dhe ç’dokush i lidhur me fijet e sigurimit të shtetit.
Sot Shqipëria mbetet vendi më i pazhvilluar në rajon, me nivele të larta krimi dhe korrupsioni e me standarte tepër të ulta demokratike.

Kjo mazhorance e sotme ka devijuar çdo lloj standarti të drejtimit qeverisës ashtu si duhet brenda një shteti pluralist demokratik.
Dhe kjo ka bërë që, fatkeqësisht, dita ditës vendi të zbrazet e çdo shpresë të venitet.

Opozita në tërësinë e vet nuk po mundet të organizohet e të bashkohet si duhet, e për rrjedhojë elektorati i djathtë dhe ai gri që mund dhe duhet të i bashkohet asaj, vazhdon të mbetet i zhgënjyer e mosbesues.

Po për ne, për misionin tonë të vetmarrë përsipër…
A duhet të jemi indiferent ndaj situatës aktuale e konkretisht, piksëparin ndaj çeshtjes kombëtare, kurrë jo
Këtë e zgjidh bashkimi kombëtar, prandaj të luftojmë dhe punojmë çdo ditë për të.

A duhet të heshtim e të stepemi ndaj kërkesën tonë legjitime programore atë të rikthimin të formes qeverisëse mbretërore,
Kurrë Jo dhe Jo, jemi të bindur se kjo mbetet shpesa e vetme e zhvillimit dhe integrimit.

A duhet të lëmë që vendi të zbrazet e kombi të dobësohet deri sa bashkombasit tanë harrojnë gjuhën, ndryshojnë emra dhe kombësi për një privilegj momenti të munguar, pasi këtë privilegj e mirëqenie nuk ia kanë siguruar qeverisjet e vendit të vet.
Kurrë jo…

Prandaj të bashkohemi e të punojmë së bashku për të larguar sa më shpejt këtë qeveri të korruptuar e të shembim këtë sistem të kapur prej 33 vitesh.

Duke u nisur nga kjo situatë aktuale mendojmë se është MOMENTI, domosdoshmëri dhe përgjegjësi që PLL të punoj dhe të organizohet për të qenë e gatshme të paraqitet si alternativë e vetme politike konkuruese në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe pse jo me tendencën e një koalicioni opozitar të djathtë rreth dhe bashkë me ne.

Sot, me patjetër si tepër e rëndësishme dhe e domosdoshme për një demokraci funksionale në vend kërkohen ndryshime në Kodin Zgjedhor ku të mundësohet
-heqja dorë nga kryetarokracia duke lejuar votimin me lista të hapura
-të lejohet vota dhe përfaqësimi i diasporës
-të shembet ky sistem zgjedhor proporcional me 12 rajone (qarqe) e të vendoset një sistem proporcional kombëtar.

Për sa më sipër. ne mendojmë se do të
ishte në interes të të gjithëve dhe motivim për ne bashkimi në aksionin tonë politik kryesisht i grupeve si më poshtë.

Rinia.
Çdo i ri, duhet ta di se ardhmja e tyre është Shqipëria prandaj asaj kudo dhe brenda nesh i duhen krijuar hapësira për përfaqësimi dhe zgjedhje në çdo nivel.

Intelektualët.
Shumë intelektual, të cilëve nuk ju mungojnë aftesitë, e nuk e kanë gjetur vendin e tyre të duhur, nuk duhet të mbeten skeptik dhe mosbesues ndaj politikës, por duhet të bëhen pjesë kandidimi dhe përfaqësimi.
Shoqëria, më tepër se kurrë sot ka nevojënë për kontributin e tyre.

Diaspora.
Për ne, patjetër asaj duhet të i mundësohet votimi nga aty ku sot hetojnë dhe duhet të ketë përfaqësuesit e vet të zgjedhur.
Prandaj kjo diasporë, pasardhësit e atyre që kane qenë palca e legalitetit dhe e zogizmit duhet të jenë më aktiv dhe më afër nesh në këtë aksion tonin politik.

Të përsekutuarit.
Ju bëjmë thirrje shtresës së përsekutuarve.
Atyre që vuajtën se donin liri e një demokraci të vërtetë pa komunizëm.
Atyre që u zhgënjyen në sigurimin e të drejtave të tyre këto 33-vite, e për këtë të gjithë ju jemi borxhlinjë.
Legalistlëve që vuajtën se veç të tjerash me besim në ZOT kërkuan PRONË SHTET KOMB E MBRET.

Të dashur legallist
PLL vjen sot në këtë 80-vjetor jubar, pas dy palë zgjedhjeve ato parlamentare të vitit 2021 dhe ato lokal të vitit 2023.
Faktikisht, me punën tuaj, statistikat dhe përfaqësimi i jonë, flasin për një përmirësim të dukshëm rezultativ tonin, por kuptohet jo në nivelet ku moritojmë dhe duhet të jemi ne si subjekt politik.
Sot PLL eshtë parti parlamentare duke pasur mundësi të çdo lloj atributi që lind ligjërisht prej kësaj.
Gjiithashtu ne jemi të përfaqësuar me 22 Këshilltatë bashkiak në rrethe me një numër votash 2.5 herë më shumë se në zgjedhjet e kaluara parlamentare dhe vendore.
Veç tyre janë rreth 11 bashki, si ajo Tiranë, Prrenjas, Vorë, Mat, Krujë, Elbasan, Klos, Këlcyrë, Gjirokastër, Kuçovë etj ku për pak vota
nuk kemi arritur të marrim mandat këshiltari.
Patëm bashki si ajo Sarandë dhe Belsh ku u morën dy këshilltarë dhe në Dibër e Kurbin na u mohua këshilltari i dytë si rezultat i prishjes dy kutive votimit të cilat nuk u rinumëruan edhe pse ne e kërkuam një gjë të tillë në të gjitha instancat ligjore.

Në disa Bashki si ajo Belsh Gramsh Sarandë Dibër Dëvoll Cërrik etj përqindja në numër votaah të ishte mbi dhe rreth 5%
Ajo e Belshit konkretisht me 8%
Megjithatë në rreth 7 bashki rezultatet nuk kanë qenë të kënaqahme, bashki këto ku me vendim kryesi strukturat tona drejtuese tashmë janë futur në proçes riorganizimi.
Për sa më sipër gjej rastin që në emër të kryesisë së PLL të ju shpreh mirënjohje dhe të falenderoj sejcilin prej jush për punën e bërë.

Përpos kësaj, Sot
E rëndësishme mbetet ruatja e trendit rritës duke dyfishuar numrin e mandateve dhe të votave në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Prandaj që sot, Ne s’bashku nisim aksionin tonë politik organizativ ridimensionues.
Partia Lëvizja e Legalitetit në momentin e duhur duhet të jetë e gatshme dhe e pregatitur për marrjen pjesë si subjekt i vetëm në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, oa pritur se çfarë mund të ndodh me Kodin Zgjedhor dhe me ndonjë koalicion të mundshëm.

Paralelisht me takimet që shumë shpejt do nisin në bazë, ne qetësisht dhe të thelluar në mendime duhet të fillolmë dhe vazhdojmë përzgjedhjen e kandidaturave, nga një bazë e gjërë shoqërore, të cilat mund të përfaqësojnë PLL nesër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Me rastin e 100 vjetorit të “Triumfit të Legalitetit”që i bie vitin tjetër, në bashkëpunim me Oborrin Mbretëror, do të ketë projekte të atilla vletësimi dhe respektimi të familjeve të lidhura dhe kontribuese për vendin, zogizmin e legalitetin ndër vite, prandaj merr rëndësi identifikimi i tyre nga ana jua në çdo rreth e të i kemi gati në momentin e duhur.

Partia Lëvizje e Legalitetit ka specifikën e saj programore ndryshe nga çdo forcë tjetër politike, atë për të cilën elektorati dhe shoqëria jonë po binden çdo ditë e më tepër se i duhet vendit, kthimi i formës qeverisjes të Monarkisë Kushtetuese Parlamentare e kjo duhet të jetë thelbi i aksionit tonë politik të përditshëm për të mundësuar që elektorati të mbështesë në votë Partinë Lëvizja e Legalitet.

Përsa më sipër shumë shpejt do të ketë edhe një platformë me udhëzime konkrete që do të ju shpërndahet çdo dege.

Puna e vazhdueshme, e prekshme dhe dukshme e jona sot për tek qytetarët mbeten përfaqësuesit tanë në këshillat bashkiak.
Anëtarët e këshillave bashkiak duhet të jenë
të qartë dhe krenarë për siglën që përfaqësojnë.
Sigla e jonë, me votën nga ana e këshilltarëve tanë, mbetet sigla më e papërlyer deri më sot për interesa të ngushta personale, por vetëm në shërbim të interesit qytetar.
Prandaj çdo votë e juaja për votime politike duhet të shkoj djathtas dhe çdo votë tjetër për çdo projektvendim duhet të shkoj gjithmonë në interes të qytetarëve dhe komunitetit pa dallime politike.

A është e vështirë kjo platformë dhe punë për t’u kryer, padyshim se po…
A është e pamundur kjo, padyshim se Jo…
A mund të bëhet kjo tërësisht kudo, ndoshta jo…
A i kemi mundësitë dhe potencialet për ta bërë këtë verikalisht dhe horizontalisht në një shpërndarje të kënaqshme gjithpërfshirëse, me patjetër po…

Pooor, për këtë duhet punë serioze e përditshme dhe e vazhdueshme nga sejcili prej nesh.
Kjo punë duhet dhe do të jetë e matshme dhe me afate, kontrolluar dhe përcaktuar këto nga Kryesia e PLL me qëllim për të identifikuar në kohë ku duhet ndihmë dhe ku duhet ndërhyrje për ndryshim kur gjërat nuk ecin si duhet.
Megjithatë jam i bindur se të gjithë së bashku do ja dalim për ta kthyer PLL në një forcë politike për çfarë ajo vetë përfaqëson.

PLL-it është aset dhe vlerē kombëtare tradicionale e djathtë, me mentalitet të ri sipas kohëve të sotme moderne që meriton dhe ka përgjegjësi të kthej shpresën se Shqipëria bëhet dhe e ardhmja e shqiptarëve është këtu në atdheun e tyre.

Duke përfunduar ju Uroj Gëzuar Festën e 28 Nëntorit Ditës Kombëtare të Shpalljes së Pavarësisë dhe Çlirimit të Atdheut.
Zoti ju bekoftë ju e familjet tuaja, Shqipërinë e çdo shqiptarë tjetër kudo ku ata jetojnë.
“MomentiPërNe”
“ATDHEU MBI TË GJITHA”
Faleminderit.