AKTUALITET

Kryetari i PLL z.Axhami, Mesash urimi LTM Princ Leka II në Ditën e Flamurit.

Familja Mbretërore mbi Një Shekull në shërbim të Kombit Shqiptar!

Mesazh Urimi, dërguar LTM Princ Leka II, me rastin e 111-vjetorit të Shpalljes Pavarësisë Kombëtare.

Lartësia Juaj Princ Leka II, sot në këtë ditë të shënuar për kombin tonë, kam nderin që në emërin Tim personal dhe në emër të të gjithë legalistëve, mbështetës të kauzës mbrerërore, t’ju uroj, Gëzuar Ditën e Flamurit, Ditën e Shpalljes së Pavarësisë tonë Kombëtare.

Kjo ditë shënon fillesën e bërjes së shtetit tonë të parë moder shqiptar, ku padyshim
gurthemeli në formimin e tij mbetet figura e Ahmet bej Zogollit, kjo pas Kongresit të Lushnjes në vitet ‘20 të shekullit të kaluar ku ai si deputet, si drejtues Ministër i Brendshëm, Kryeministër, President e Mbret ka rol të pazëvendësueshëm.

Familja Mbretërore, Mbreti Zog I, Mbreti Leka e sot Ju, gjithë jetën e tyre e vunë, e kjo vazhdon, në shërbim të interesit tonë kombëtar për një Kosovë të lirë, për të drejtat çame e bashkim të trojeve tona Etnike, gjithmonë pa kompromis e pa komunizëm.

Sot, Shqipëria e shqiptarët, kombi ynë kanë nevojë për një ridimensionim ndryshe, për zhvillim, harmoni e integrim, për më shumë paqe e bashkim.

Duke u nisur për sa më sipër, sot, shqiptarët duhet të shprehin mirënjohje, nder e respekt për Familjen Mbretërore, Mbretin Zog e të gjithë trashigimtarët e Kurorës Mbretërore të Tij.

Çdo ditë e më tepër tek Ju, me rikthimin e mbretërisë, shqiptarët po shikojmë alternativën e shpresës dhe besimit se vendi dhe kombi ynë mund dhe duhet të bëhet ndryshe, më i fortë, më i zhvilluar gjithmonë faktor paqe e stabiliteti në rajon e më gjërë.

“ATDHEU MBI TË GJITHA”

Me respekt
Shpëtim AXHAMI
Kryetar i PLL