ANALIZË

Krahas listave të hapura, duhet vota e diasporës

Krahas listave të hapura, duhet vota e diasporës!

Ashtu si jemi shprehur edhe më parë, mbetemi pro krijimit të hapsirave ligjore dhe teknike për të mundësuar votimin e diasporës në zgjedhjet e ardhshme.

Parimisht gjithmonë është falur dhe gjoja dakortësuar për të drejtën e votës së diaspores por asnjëherë nuk u arrit dhe nuk pati vullneti politik mes palëve për ta mundësuar një gjë e tillë.

Arsyeja për sa më sipër dihet, mungesa e vullnetit politik, kjo mes dy forcave të mëdha politike deri më sot në vend, PD-PS, për të mos e krijuar mundësimin e një proçesi të tillë.

Kjo e kuptueshme, pasi vota e diasporës dihet se mbetet votë e lirë që nuk blihet apo indimidohet dhe më kryesorja mund të prish çdo ekuilibër politik në vend, kjo edhe nuk ju interson.

Mundësimi i votimit të mbi 1.5 mln emigrantë që sot Shqipëria ka, duke i afruar ata më tepër me vendin e tyre për të cilin vetë ata po kountribojnë, do të bënte që ky sistem i kapur prej tyre të ndryshonte për mirë.

Janë pikërisht këto dy forca politike të cilat kanë bashkëfirmosur dhe bashkëvotuar çdo ndryshim kushtetues, Kod Zgjedhor apo ligj që ka lidhje me proçesin e votimit në Shqipëri.

Argumenti i pamundësisë teknike apo pamundësia financiare janë justifikime absurde thjeshtë për të mos e mundësuar një gjë të tillë, kundrejt një vullneti politik gjithçka arrihet.

Zhvillimet e sotme teknologjike, vendet ku gjenden kryesisht sot shqiptarët dhe shuma financiare që kërkohet e mundësojnë me patjetër një gjë të tillë para zgjedhjeve të 2025.

Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që detyron parlamentin që të përmbushi, brenda vitit, bazën ligjore duke plotësuar çdo vakum ligjor që diasporës të i mundësohet votimi, ky është hapi i parë i dritës jeshile.

Gjithashtu, Shteti, Qeveria, Ministria e Rendit ( Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile) Ministria e për Europën dhe.Punët e Jashtme, Agjensia e Diasporës, Pushteti lokal dhe çdo institucion tjetër që ka lidhje direkte me emigracionin duhet të marrin masa urgjente për regjistrimin egzakt të numrit të emigrantëve, gjë e lënë pas dore, dhe sot shifrat për sa emigrant kemi të regjistruar dhe sa gjenden faktikisht janë alarmante, të turpshme për shtetin shqiptar.

Rol të madh në këtë proçes duhet të luaj nënkomisioni për diasporën që të mbikëqyr të gjitha institucionet që kanë detyrime ligjore karshi kësaj diasporës.

Vetë diaspora kërkon të marrë pjesë përmes votës në politik bërje në vendin amë, prandaj ajo, jo vetëm duhet të shpreh vullnetin e saj me votë por edhe të përfaqësohet proporcionalisht me kandidaturat e saj.

Përfundimisht!
Emigrantëve duhet të ju sigurohet e drejta e votimit dhe e përfaqësimit.
Mundësitë teknike sot janë.
Kërkohet vullnet pilitik për të plotësuar çdo vakum ligjor që proçesi të arrihet në kohë.

Le të hedhim hapin e parë, kjo edhe për të afruar më tepër çdo shqiptarë, pasi shumë prej tyre kanë lindur diku në një shtet tjetër, me vendin Amë të tyre