AKTUALITETPOLITIKË

SKANDALI/ Deputetët e opozitës lihen pa karrige gjatë inaugurimit të Bazës Ajrore në Kuçovë

Inaugurimi i Bazës Ajrore të NATO-s ishte një ditë historike për vendin tonë, por që është shoqëruar edhe me një skandal.

Katër deputetë të opozitës, Lefter Gështenja, Isuf Çelaj, Kasëm Mahmutaj dhe Asllan Dogjani, të cilët janë edhe anëtarë të Komisionit të Sigurisë, janë lënë në këmbë gjatë ceremonisë, pasi protokolli nuk kishte parashikuar karrige për ta.

Një precedent që ka vënë në siklet edhe ministrin e Brendshëm Taulant Balla, që u ka ofruar deputetëve opozitarë karrigen e tij, por këta të fundit nuk e kanë pranuar, të indinjuar nga ky veprim i turpshëm i organizatorëve.

Ata kanë qëndruar deri në momentin që u kënduan himnet e Shqipërisë dhe të NATO-s dhe më pas janë larguar.

Lënia në këmbë e deputetëve të opozitës, që janë edhe anëtarë të Komisionit për Sigurinë Kombëtare, është një skandal i madh për mënyrën se si u organizua kjo ceremoni, pasi tregon edhe njëherë tjetër mospërfilljen ndaj opozitës, edhe në një ditë si kjo ku politika e brendshme duhej të mos përfshihej.

Organizatorët u kujdesën të sigurojnë karrige për çdo të ftuar të mundshëm, por lanë jashtë protokollit opozitën, në një veprim të turpshëm dhe të paprecedentë.

/DITAR.AL/