AKTUALITET

Kryetari i PLL z.Axhami. Mbreti Leka I, një jetë në shërbim të kombit

Një jetë në shërbim të kombit!
Sot mbushem 12 vjet pa Mbretin Leka!
“PAQE, BASHKIM, VLLAZËRIM”
Mbreti Leka I.

Mbreti Leka, burrshtetas, diplomat e politikan i rrallë, gjithë potencialin e Tij, me ndjenjë të thellë atdhedashurie, e vuri në shërbim të lirisë së popullit shqiptar dhe për çështjen kombëtare.

Dy ditë para pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, me 5 Prill 1939, lindi biri dhe trashëgimtari i NMT Zogu i Pare dhe i MS Mbretëreshës Geraldinë, Leka I.
Lufta e Dytë Botërore dhe vendosja e diktaturës komuniste në Shqipëri bën që, ashtu si familje të tjera mbretërore europiane, edhe Familja Mbretërore Shqiptare me trashëgimtarin e tyre Leka I të detyrohen të vendosen jashtë vendit të tyre.

Mbreti Leka filloi mësimet në Aleksandri, konkrtisht në Viktoria Colage dhe British Boys school.
Kur Familja Mbreterore gjendej në Francë me 1955, Ai regjistrohet në shkollën e shqiponjave Zvicër.
Në vitet 56-59 vazhdoj Akademinë Ushtarake Mbretërore në Londër dhe më pas studjoj për Shkenca Politike dhe Ekonomike në Universitetin e Sorbonês në Francë.
Zotëroi 5 gjuhë te huaja , Anglisht, Frëngjisht, Italisht , Spanjisht, Arabisht.
I arsimuar dhe i kulturuar tashmë ishte kthyer në potencial për të ndihmuar kombin e Tij.

Me 5 prill te vitit 1957 kur Princi Leka I mbushi 18 vjeç, Mbreti Zogu I e shpalli atë trashëgimtar të Kurorës Mbretërore, kjo në prani të shumë figurave politike atdhetare në mërgim.

Më 9 prill 1961 ndërroi jetë Mbreti Zog në Paris.
Më 15 prill të vitit 1961, sipas artikullit 57 të Statutit Themeltar të Mbretërisë Shqiptare, brenda 10 ditëve nga kur Mbreti Zog I ndërroj jetë, Mbreti Leka bëri betimin para një asambleje përfaqësuese të kombit shqiptar në mërgim, duke përsëritur fjalë për fjalë betimin e parashikuar në artikullin 56 të Kushtetutës:
“Unë, Leka I, Mbreti i Shqiptarëve, në minutën që hypi në fronin e Mbretnisë Shqiptare dhe marr në dorë pushtetet mbretnore, betohem para Zotit Fuqimadh, për me rujt njësinë kombtare, indipendencën shtetnore dhe tanësinë tokësore; gjithashtu kam me rujtun statutin e kam me veprue pikërisht mbas atij dhe si mbas ligjvet në fuqi, tue pasun parasysh gjithmonë të mirën e popullit. Perëndia më ndihmoftë”.

Ai shqipton:
“Unë Leka i Pare Mbreti i Shqiptareve, ne minutën që hyp në fronin e Mbretërisë Shqiptare dhe marr në dorë pushtetin mbretëror, betohem para Zotit Fuqiplote se do të ruaj njësinë kombëtare, pavarësinë shtetërore dhe tërësinë tokësore, gjithashtu do të ruaj statutin dhe do të veproj pikërisht sipas atij dhe sipas ligjeve në fuqi duke pasur parasysh gjithmonë të mirën e popullit. Perëndia na ndihmoftë”

Në mesazhin e parë që Mbreti Leka i drejtoi popullit shqiptar më 28.11.1961, ndër të tjera, ai tha: « Nuk duhet të dëshpërohemi… Vendi ynë, shpejt ose vonë, do të gjejë vendin e përshtatshëm midis kombeve të lira dhe demokratike. Sikundër e pata thanë dhe njëherë më parë, kur fati më ngarkoi këtë mision të randë dhe të shenjtë, të cilit do t’i kushtoj gjithë jetën time dhe për përmbushjen e të cilit kam nevojë për ndihmën tuaj besnike, përsëri po bëj një thirrje të nxehtë ndër ndjenjat e juaja të atdhetarizmit dhe ju ftoj në një bashkëpunim vllazëror, tue lanë mënjanë ndryshimet ideologjike, sepse kjo rrugë është e vetmja për të mbrojt me sukses interesat dhe të drejtat tona kombëtare”
Në përfundim të mesazhit të tij të parë, ai konkludoi se: “Tue vepru në këtë mënyrë, do të keni bindjen se do të plotësoni detyrën patriotike dhe sigurisht, do të rifitoni kështu besimin e patundun për një të ardhme të lumtun për atdheun tonë të dashtun”

Në fund të viteve ‘60 viziton SHBA-në ku takon shumë personalitete, ndër këto Guvernatorin e Kalifornisë Ronald Regan, dhe figura patriotike, atdhetare, politike shqiptare.

Ne vitin 1969 merr takime në Australi ku edhe aty flet për çështjet kombëtare dhe kushtet ku gjendej Shqipëria.

Aktiviteti politik kulmon në vitin 1972 në Spanje ku thirret Konferenca e Madridit.
Në këtë konference morën pjesë të gjithë përfaqësuesit e diasporës nga e gjithë bota si dhe grupime politike, OKLL, OBK, shoqata të ndryshme patriotike atdhetare, grupe intelektualesh, nacionalistë, patriotë e atdhetarë.
Këtu u vendos krijimi i Frontit Nacionalist Antikomunist kundër regjimit diktatorial
të Tiranës.
Aprovohet ideja që të luftohet për një Shqipëri Etnike.
NMT Mbreti Leka I do të shprehej:
“Kushtet e rrezikshme në të cilat ndodhet Atdheu dhe Kombi ynë kërkojnë që i gjithë emigracioni shqiptare të plotësoj si duhet misionin historik në mbrojtje të të drejtave tona, prandaj kërkohet bashkim”.

Në Qershor të vitit 1975 zhvillon punimet Konferenca e Helsinkit për sigurinë dhe bashkëpunimin në Europë, Mbreti Leka I i dërgoi një memorandum konferencës, se nuk do te njihnin asnjë vendim që cenonte të drejtat e popullit shqiptar si dhe integritetin e Shqipërisë Etnike.

Me 8 tetor 1975 Mbreti Leka u martua me Mbretëreshën Suzanë.
Në ceremoninë e martesës morën pjesë përfaqësues nga të gjitha trojet etnike gjithashtu dhe përfaqësues të të gjitha besimeve fetare.
Nga kjo martese vjen trashëgimtari i tyre Princi Leka i II, sot shpresë e shqiptarëve.

Me vone, Mbreti Leka I, krijoi Këshillin për çlirimin e Shqipërisë Etnike dhe ushtrinë për çlirimin e saj.

Në Qershor të viti 1977 kur në Beograd u mbajt konferenca për sigurinë dhe bashkëpunimin në Evrope Mbreti reagon :
“Nuk mund të ketë paqe, dorë-shtrëngim dhe mirëkuptim në Ballkan po nuk u njoh integriteti territorial i Shqipërisë me Kosovë dhe Çamëri”.

Në gusht të 1981 i drejton letër sekretarit te OKB-se ku në emër të shqiptarëve të Kosovës shprehet:
1-U bëj apel anetarve të OKB-së qē të dënojnë gjenocidin ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë nga ushtria barbare Jugosllave.
2-Qeveria Jugosllave të ndërpresë genocidin dhe shqiptarët duhet të vetëvendosin.
3-I bëj thirrje përfaqësuesve shqiptarë në OKB si vëllezër të një gjaku, pavarësisht bindjeve politike të dënojnë genocidin e qeverisë jugosllave në Kosovë.

Zhvillimet e viteve 90 Mbreti Leka i ndoqi dhe i përcolli me maturi dhe interes në të mirë të popullit shqiptar.

Me 02.02.1991, në prag të zgjedhjeve të 31.03.1991 në Shqipëri, Mbreti Leka u bëri thirrje ndjenjave të atdhetarizmit.
“Bashkohuni nacionalistë shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve etnikë t’atdheut tonë, për me përmbys dhe flakë jashtë trojeve iliro-dardane regjimin antishqiptar sllavo-komunist, gjë që do të na mundësojë realizimin e aspiratave tona të shenjta kombëtare, për një Shqipni të lirë, Etnike dhe demokratike për të gjithë shqiptarët, me jetu të lirë, krenarë dhe Zot në trojet tona stërgjyshore”.
Ai parashikoi manipulimin e zgjedhjeve të 31 marsit të vitit 1991 nga PPSH.

Ne vitin 1993 pati një vizitë te shkurtër në Tirane.
Ajo që ndodhi dhe keqkuptumet e krijuara, duke parë edhe zhvillimet e mëvonshme, për mendimin tonë, kane vetëm një emër, frike e marrjes së pushtetit prej Tij që faktikisht i takonte.

Në zgjedhjet për referendumin e 1997 Mbreti Leka I, beri një fushatë model në të gjithë vendin, Ai shkeli edhe aty ku politikan të tjerë nuk shkelnin dot për shkak të situatës.
Referendum i deklaruar 34% nga KQZ ne fakt ishte i fituar mbi 54%, fletët e votimit pro Monarkisë u gjenden të hedhura rrugëve dhe gjithashtu në proçesin gjyqësor në lidhje me këtë manipulim kater nga nëntë antarë të Gjykatës Kushtetuese votuan pro monarkisë duke njohur manipulimin.

Frika e marrjes fund të abuzimeve me pushtetin kishte bërë bashkë të gjithe ata që pushtetin e donin për përfitim e për rrjedhojë dakortësuan manipulimin e rezultatit faktik.

Megjithatë mbajtja e referendumit pati një rendësi, sepse jo pak ndikoi në qetësimin psikologjik të shoqërisë shqiptare e traumatizuar nga trazirat e 1997, kjo sepse tek mundësia e ndryshimit të formës qeverisjes shqiptarët shihnin qetësinë, vendosjen e rendit dhe shpresën pêr të ardhmen.

Në qershor të vitit 2002 me kërkesën e 76 deputeteve të Kuvendit të Shqipërisë, Familja Mbretërore dhe Mbreti Leka I kthehet në Atdhe.
Me mijëra bashkatdhetar i bënë një pritje madhështore.

Ne vitin 2005 duke pasur parasysh se asgjë nuk po funksiononte si duhej në Shqipëri dhe dy forcat kryesore politike që kishin qeverisur pas 90-ës kishin dështuar në qeverisjen e tyre, Mbreti Leka I hodhi idenë e një koalicioni me intelektual , atdhetar, nacionalist e bij të familjeve fisnike që të merrnin në dore fatet e vendit.

Pavarësisht ndikimeve negative që ju bë lëvizjes nga brenda dhe jashtë saj nga elementë te futur me qellim, mesazhi i saj mbetet aktual, kurorëzimi i lëvizjes se 2005 do te kishte sjelle një shpresë tjetër për Shqipërinë dhe shqiptaret dhe sot nuk do te kishim ketë aktualitet politik…

NMT Leka I ndërroi jete me 30 nëntor 2011 ne shtetin Ame te Tij.
Në ketë dite zije kombëtare u zhvillua ceremonia mortore zyrtare ne sallën e parlamentit shqiptarë duke u bërë edhe përcjellja për në banesën e fundit nga mijëra bashkëkombas nga të katër anët e botës e shumë personalitete të ndryshme.

U nis për në përjetësi duke mbetur i paharruar mes nesh.

Këto janë fare pak kundrejt gjithë veprimtarisë të madhe të Mbretit Leka I.

Lavdi veprës së Mbretit Leka I dhe i përjetshëm qoftë kujtimi i Tij.

“PAQE, BASHKIM, VLLAZËRIM”
Mbreti Leka