AKTUALITET

Kryelegalisti Axhami. Kërkohet plan kombëtar për zhvillimin e arsimit në Shqipëri.

Rritja e pagave në arsim!
Kjo rritje, nëse ndodh, ka qenë e nevojshme shumë më shpejt, që arsimi të mos binte në nivele të tilla edhe prej braktisjes nga shumë mësues dhe prej nxënësve cilësor që mund të studionin në degët e mësuesisë.

Në këtë rast nuk zë vend as shprehja “ Më mirë vonë se kurrë” pasi shumë shkolla tashmë pothujse janë zbrazur dhe mësues do kemi gjithmonë e më pak.

Zhvillimi dhe rritja e cilësisë në arsim, perveçse rritjes pagës, kjo domosdoshmëri, sot kërkon një projekt madhor studimor kombëtar e profesional.
Sido, urojmë që qeveria të mbajë premtimin dhe pagat të rriten!