AKTUALITET

Axhami uron 7 Marsin/ ARSIMIMI I SOTËM BËN KOMBIN NESËR!

Kryetari Legalist, Shpetim Axhami ka uruar festen e mesuesit!
Postimi i plote:
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Gezuar 7 Marsin.
ARSIMIMI I SOTËM BËN KOMBIN NESËR!
Në respekt e mirënjohje të atdhetarëve që kontribuan në kristalizimin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, që e folura e nënës të shkruhet dhe të lexohet.
Në respekt e mirënjohje të mësuesve që sakrifikuan gjithçka për hapjen e shkollave të para shqipe në të gjithë trojet tona dhe më gjerë, që potenciali i kujtdo prej nesh të kthehet në dije e shkencë për zhvillim, prosperitet e vetëdije kombëtare.
Në respekt e mirënjohje të thellë për të gjithë mesuesit që me përkushtim, dinjitet dhe krenar për misionin e tyre, asnjëherë nuk u ankuan por të palodhur dhe me sakrificë dhanë dhe vazhdojnë të japin kudo edukatën, dijet dhe kulturēn e duhur brezit tone të ri në funksion të ndërtimit të së ardhmes tonë të përbashkët.
Ju uroj të gjithë mësuesve kudo ku janë.
GEZUAR 7 MARSIN DiTËN E MISIONARËVE TË DIJES.
Suksese kudo!