Partia Lëvizja e Legalitetit vazhdon takimet në bazë.
U zhvilluan takime me drejtues të lartë të Partisë Lëvizje e Legalitetit në Qarkun Fier, Elbasan dhe Berat.
-PLL fillon marrjen e masave paraprake për pregatitjen e infrastrukturës së nevojshme për të qenë e gatshme për paraqitjen e listave të veta me kandidatët për deputet për në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
-Vazhdon ridimensionimi dhe rifreskimi i të gjitha strukturave të saj në çdo degë me element të rinjë.
-Kërkohet identifikimi, afrimi dhe përzgjedhje e potencialeve njerëzore, njerëz me integritet në shoqëri dhe profesionin e tyre për ta përfaqësuar PLL si kandidatë të mundshëm të saj në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
-Gjithashtu mbetet detyrë identifikimi i problematikave në shoqëri, biznes dhe komunitet si pjesë e programit tonë elektoral në pregatitje e sipër.
-Për PLL bashkëpunimi opozitar mbetet i hapur dhe me reciprocitet kundrejt çdo tryeze duke vlerësuar piksëpari kryerjen e Reformës Zgjedhore dhe çdo insiativë tjetër që do të mundësonte largimin sa më shpejt të kësaj lloj qeverisje aktuale dhe ardhjen e opozitës së djathtë në pushtet.
“ATDHEU MBI TË GJITHA