AKTUALITET

Kryelegalisti Axhami. Qeveria të jap shpërblim për ish-të burgosurit politik.

QEVERIA TË JAPË SHPERBLIME PËR FESTAT E FUNDVITIT, NË KËTË PAKETË TË PËRFSHIHEN EDHE ish-TË BURGOSURIT POLITIK.

Në këtë fundviti e prag festash, çmimet janë rritur në mënyrë të papërballueshme duke thelluar më tepër gjendjen e vështirërë ekonomike për shumë familje në nevojë në vend.

Familjet me ndihmë ekonomike, të burgosurit politik, pensionistët, mësuesit, mjekët, punonjësit e policisë e çdo shtresë tjetër në nevojë duhet të marrin shpërblimin e tyre.

Eshtë detyrim qeveritar që në festat e fundvitit, sidomos kur gjendemi në një situatë të tillë, të ju vi në ndihmë qytetarëve të vet me shpërbimin për ta, për të festuar edhe ata si kushdo tjetër.

Le të lihem me një anë abuzimet me shpërblime të majme për një pjesë të administratës lartë qeveritare, zbukurimet e fryra propoganistike dhe gjithashtu me abuzime.

Me çdo kusht duhet t’ju krijohet ngrohtësia e festimit brenda familjes, duke shpërblyer ata që vërtetë kanë nevojë.