POLITIKË

Gjykata Kushtetuese, sot seancë për marrëveshjen e refugjatëve mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane.

Gjykata Kushtetuese do të mblidhet sërish sot për të shqyrtuar marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë, për refugjatët.
Opozita e cila ka ankimuar rastin, ka paraqitur edhe dokumente shtesë.

Në seancën e zhvilluar disa ditë më parë, Gjykata Kushtetuese “konstatoi se në datën 23.01.2024, ora 15:55, kërkuesi ka paraqitur parashtrime shtesë me shkrim, në përmbajtje të të cilave kërkohej edhe marrje e disa provave. Parashtrimet shtese iu komunikuan për dijeni subjekteve të interesuara në datën 24.01.2024, ora 9:30. Në këto rrethana, Gjykata vendosi të shtyjë seancën gjyqësore të radhës në datën 29.01.2024, ora 10.00”.

Marrëveshja për refugjatët u firmos në Romë më 6 nëntor të vitit të kaluar, ngta kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe Edi Rama. Marrëveshja në fjalë parashikon ndërtimin e dy kampave në Gjadër dhe Shëngjin që do të shërbejnë për të strehuar emigrantët e paligjshëm që kapen në tentativë për të kaluar drejt Italisë.