ANALIZË

Legaliteti. Shpopullimi rrëzik i madh kombëtar me pasoja afatgjatë që po degradon shtetin, kërkohen masa emergjente.

PARTIA LËVIZA ELEGALITETIT.

Partia Lëvija e Legalitet e shikon me shqetësim të madh këtë zbrazje që po vazhdon me largimet e familjeve të tëra dhe të të rinjve për në emigracion.

Shkollat pa nxënës, njësi shërbimi e tregtie pa klient e konsumator, biznese dhe compani që nuk po gjejnë punëtorë dhe specialistë kanë bërë që jeta dhe ekonomia të kalojnë në mpirje të gjithanshme.

Shkaqet e këtij shpopullimi duhen kërkuar;
tek qeverisja e cili nuk arrinë të jua bëjë jetën e përballueshme qytetarëve të vet për të jetuar në atdheun e tyre dhe tek besimi i humbur për se ky vend mund të bëhet si duhet prej klasës politike qeverisëse në këto vite të pluralizmit.

Për PLL, gjithashtu qarqe antikombëtare shqiptare, të intersuara gjithmonë por edhe sot, po e stimulojnë me të gjitha format e mjetet këtë fenomen të rrëzikshëm shpopullimi për vendin tonë.

Çdo faktor politik e social, qeverisës dhe opozitar, qendror dhe lokal, arsimi dhe edukimi, duhet ta kthejë vëmendjen tek kontributi që mund të japë në çfardo lloj forme e mënyre në lidhje me frenimin e këtij fenomeni të rrëzikshëm për ne, kjo më parë se vendi të boshatiset.