Reagon PLL në lidhje me raportin e “Freedom House” Të forcojmë shtetin.
Organizata “Freedom House” me seli në Uashington ka publikuar raportin vjetor të saj në lidhje edhe me Shqipërinë.
Partia Lëvizja e Legalitetit.
Partia Lëvizja e Legalitetit përcolli me vëmendje dhe interes raportin e Organizatës “Freedom Hause” me qendër në Ushington dhe shpeh shqetësimet e veta në lidhje me këtë raport i cili,
-E radhit Shqipërinë si vend “pjesërisht të lirë”
Në këtë raport thuhet gjithashtu se në Shqipëri.
“nuk është krijuar mjedis për zgjedhje më të lira” Vihet re:
“Mungesa e transparencës dhe qeverisja jofunksionale vazhdojnë të jenë problem”.
-Shqipëria në indeksin e Lirisë Globale vlerësohet vetëm me 68 pikë, duke shënuar përparim vetëm me një pikë në raport me vitin e kaluar.
Për PLL, ashtu si edhe kemi theksuar më parë, duke vlerësuar edhe të dhënat e këtij raporti, kjo lidhur me situatën aktuale. sot del si domosdoshmëri:
-Kryerja e një Reforme zgjedhore transparente dhe objektive në ndihmë të forcimit të pluralizmit dhe demokracisë duke siguruar zgjedhje të lira.
-Ligj i posaçëm i administratës publike duke i dhënë fund nepotizmit dhe emërimeve politike.
-Ligj i ri funksional e kontroll burimesh financiare për çdo media për të siguruar një media të pavarur që rrit transparencën dhe nxit ecurinë dhe zhvillimet në vend e pa kapur dhe e pa blerë nga pushteti.