AKTUALITET

PLL, Thirrje për regjistrimin e emigrantëve, e rëndësishme vota e tyre.

Të merren masat e duhura për të mundësuar regjistrimin e emigrantëve, për të drejtën e votës nga aty ku ata jetojnë!

Partia Lëvizja e Legalitetetit, duke e parë si tepër të rëndësishme votën e emigrantëve, nga aty ku ata sot janë rezident, e kërkuar kjo në vazhdimësi edhe nga ana e jonë, e drejtë e cila mund dhe duhet të parashikohet në ndryshimet e reja që priten të bëhen në Kodin Zgjedhor kundrejt kjo edhe kërkesës me vendim të Gjykatës Kushtetuese, kërkon që nëpërmjet kryesive të degëve të saj në diasporë të filloj puna për si më poshtë;

Të filloj identifikimi dhe sensibilizimi konkret i qytetarëve shqiptar, me të drejtë vote, rezident në ato shtete që këto kryesi përfaqësojnë, për të
mundësuar regjistrimin e tyre sipas një adrese përkatëse.

Ky identifikim dhe regjistrim, sipas udhëzimeve dhe proçedurave ligjore, ka rëndësinë e vet për të mundësuar votën e emigrantëve nga aty ku ata sot jetojnë, kjo për në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Mosregjistrimi në kohën e duhur, ndoshta edhe i penguar qëllimisht, do ta bënte të pamundur votimin e tyre dhe kjo nuk do të ishte pozitive për këdo dhe kryesisht do të ndikonte negativisht edhe në pritshmëritë tona prej votës së diasporës.

Gjejmë rastin të ju bëjmë thirrje organeve kompetente shtetërore qeveritare që të marrim masat e duhura për të përshpejtuar regjistrimin sa më shpejt të emigrantëve shqiptarë, ndërkohë kur ky numër aktual i tyre i regjistruar sot, për të ardhur keq, nuk e kalon shifrën 20.000.