Histori

Mbretëresha SUSAN, një jetë përkrah dhe në mbështetje të Mbretit Leka I.

Nga Shpëtim AXHAMI Kryetar i PLL
Me rastin e ditëlindjes së Mbretëreshës Susan, 28, Janar, 1941.

Me 28 Janar të vitit 1941 lindi Lartmadhëria e Saj Mbretëresha Susan!
Moto e Saj:
“Bashkë me Mbretin Leka për Shqipërinë”

Mbretëresha Susan erdhi në jetë si vajza e Alan Robert Cullen-Ward dhe Phyllis Dorothea Murray Prior.
Ajo lindi në shtetin australian Nju Sauth Uells, në Sidnei, në lagjen “Waverley”, më 28 janar 1941.
Susan Cullen-Ward ishte një australiane e brezit të pestë. Familja Cullen-Ward ishin pronarë të mëdhenj në Kuinslend të Australisë.
Susan ishte stërmbesa e politikanit të Kuinslendit, Thomas Lodge Murray-Prior (1819-1892), si dhe një pasardhëse e Eduardit I të Anglisë dhe bashkëshortes së tij të parë, Eleonora e Kastijës.
Susan u rrit në një fermë prej dhjetë mijë hektarësh në Nju Sauth Uells.

Ajo fillimisht studioi në kolegjin “Ladies Presbyterian College” në qyteti Orinxh. Më pas vazhdoi universitetin në Akademinë e Arteve në Sidnei, ku studioi “art, histori dhe arkitekturë” dhe ku u specializua për arkitekturë.
Më pas ajo u rikthye në kolegjin “Ladies Presbyterian College”, por këtë herë si mësuese e artit. Më pas ajo u bë pjesë e një kompanie për dizajnimin e ambienteve të brendshme në Sidnei.
Susan ishte gjithashtu shumë e dhënë pas egjiptologjisë dhe fitoi një bursë të plotë për të vazhduar studimet në Universitetin e Sorbonës në Francë. Kjo i mundësoi asaj udhëtime në Europë, ku edhe u takua për herë të parë me Madhërinë e Tij, Mbreti Leka I i Shqiptarëve.
Mbreti Leka e ftoi Susan Cullen-Ward në Spanjë, ku ajo studioi për turizëm. Në vitin 1974 ata u fejuan dhe një vit më pas celebruan martesën. Ajo mori titullin Madhëria e Saj Mbretëresha Susan e Shqiptarëve.
Nga kjo lidhje martesore lindi Princ Leka II, Trashigimtar i Fronit Mbretëror Shqiptar.
Nga ky moment Ajo ishte plotësisht e bindur, që përgjatë gjithë jetës, t’i shërbente jo vetëm Mbretit Leka, por mbi të gjitha vendit dhe popullit të tij.
Ajo me të vërtetë, gjatë gjithë jetës së saj martesore, nuk ishte dhe nuk qëndroj vetëm si bashkëshorte e Mbretit Leka, por njëkohësisht gjatë të gjithë kohës ajo ishte dhe mbeti Mbretëresha e Shqiptarëve.

Bashkë me Familjen Mbretëror, në vitin 2002 kthehen në Atdheun e Mbretit Leka, në atdheun e familjes së tyre, për të cilin kishin kountribuar jo pak ndër breza e shekuj…
Mbretëresha Susan ndërroi jetë më 17 korrik 2004, në moshën 63-vjeçare, në fshatin Vishnje, pranë Tiranës.

E paharruar, duke e kujtuar gjithmonë me nder dhe respekt, do të mbetet për të gjithë ne Mbretëresha Susan.