RAJONI

Alarm për bombë në aeroportin e Beogradit

Mbrëmjen e djeshme në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit është raportuar për një bombë.

Aeroporti u mbyll dhe avioni i fundit është nisur në orën 18:45. Të gjitha fluturimet e planifikuara  me pas kanë qenë me vonesë.

Një video e evakuimit të pasagjerëve nga një prej avionëve është shfaqur duke treguar pasagjerët e panikuar teksa po zbrisnin.

Siç raporton  media serbe Tanjug, piloti ka marrë një alarm për bombë gjate fluturimit, ka lajmëruar policinë, pasi një nga pasagjerët i është dukur i dyshimtë.

Pas këtij rasti të gjithë pasagjerët u evakuan.