Princ Leka merr vendim pas sherrit: Elia s’meriton më të jetojë në oborrin mbretëror
Ai sqaroi se në bazë të marrëveshjes që ishte bërë mes ish-çiftit pas divorcit ishte vendosur që Elia të jetonte në rezidencë, derisa një apartament që princi kishte blerë për të, të arredohej.
Por pas ngjarjes së fundit, vendimi i princit është që ish-bashkëshortja duhet të largohet menjëherë nga rezidenca mbretërore
“Në pjesën e marrëveshjes thuhet se Elia do jetojë në atë rezidencë derisa një apartament që princi ka blerë për të arredohet. Derisa situata arriti në këtë pikë, do ishte e arsyeshme që të largohet. Duhet të largohet, nuk e meriton më që të jetojë aty, kështu vlerëson Princi Leka”, tha avokati.