POLITIKË

Reforma Zgjedhore! DAKORTËSI PËR TË MOS U DAKORTËSUAR! Drejt dështimit të qëllimshëm!

Nga Shpetim Axhami Kryetar i Partise Levizja e Legalitetit.
Reforma Zgjedhore!
DAKORTËSI PËR TË MOS U DAKORTËSUAR!
Drejt dështimit të qëllimshëm!
Afatet e kryerjes së kësaj reforme po kalojnë.
Palët përcaktuese për ndryshime në Kodin Zgjedhor akoma nuk janë shprehur konkretisht për ndryshim të sistemit zgjedhor e ndryshime të tjera në kod e gjithashtu as për miratimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR.
PLL, ka në tryezën e këtij komisioni si edhe i ka bërë publike propozimet e veta,
-Të mos lejohet kandidimi i ish punonjësve dhe bashkëpuntorëve të ish-sigurimit.
-Të lejohet që çdo parti koalicioni të ketë listat e veta të veçanta me kandidatë.
-Sistem proporcional kombëtar.
-Lista të hapura të kandidatëbve.
-Votë e diasporës
-Numërim dhe votim elektronik.
Ne mendojmë se çdo parti opozitare dhe opozita në tërësinë e vet duhet të unifikojnë mendimet dhe propozimet e veta në lidhje me këtë reformë dhe të jenë të qartë se çfarë presin e kërkojnë prej saj.
Ndryshe të gjitha ato që po shihen, dëgjohen e kuptohen deri tani, kanë vetëm një emër, DAKORTËSI PËR TË MOS U DAKORTËSUAR, përpjekje për të mbajtur peng sistemin zgjedhor si edhe ka ndodhur prej shumë vitesh, kjo në dëm të pluralizmit e demokracisë për të cilat sot më tepër se kurrë vendi ynë ka nevojë.