AKTUALITET

Kryelegalisti Axhami, përkujton Ditën Kombëtare të Rinisë

8 Dhjetor-Dita Kombëtare e Rinisë
Dita e pluralizmit dhe e demokracisë, pluralizëm dhe demokraci që nuk erdhën asnjëherë ashtu si duhej dhe si pritej…

Sot përkujtohet 8 dhjetori i vitit 1990, dita kur urugani i protestave studentore, protagonizmi dhe insiativa e tyre mposhtën frikën, dhunën dhe presionin, pas shumë vitesh diktaturë, duke bërë të mundur ardhjen e pluralizmit e demokracisisë në Shqipëri, shembjen e regjimit diktatorial komunist.

Kjo ditë ngelet dita ku demokracia fitoj mbi diktaturën dhe liria fitoj mbi izolimin me një shpresë dhe besim për një Shqipëri si gjithë Europa, për një Shqipëri me standarte të larta demokratike e me një zhvillim të kënaqshëm ekonomiik, për një shoqërie të lirë që lumturohet në vendin e vet dhe nuk e braktis atë.

Pavarsisht vrullit rinor, dëshirës dhe shpresës së tyre, mundit, djersës dhe gjakut që u dha në ato fillime të lëvizjes studentore dhe në ato hapa të para të demokracisë, ëndrrat u tretën e shpresa humbi, demokracia dhe pluralizmi nuk erdhën dhe u zhvilluan si dhe duhej, kjo dhe shkaqet dihen e pasojat shihen edhe sot…

Kjo ditë, në këtë situatë ekonomike, politike dhe sociale, cilitdo duhet të i shërbejë si një ditë reflektimi ndaj asaj që u keqbë përgjatë këtyre viteve duke u devijuar jo pak nga idealet e dhjetorit të vitit 1990, dhe ta quajmë një cikël të mbyllur këtë fazë të gjatë 33-vite tranzicioni duke përqafuar e përkrahur një kahje tjetër të të bërit shtet.

Është RINIA potenciali, vitaliteti, shpresa e së ardhmes, shpresa e ndryshimit, prandaj ajo meriton vlerësim duke i krijuar mundësi dhe hapësira në përfaqësim e kudo, që ajo të integrohet lehtësisht në jetën normale këtu në vendin e saj pa u detyruar ta braktis atë si edhe po ndodh, në të kundert ajo duhet të i marr fatet në dorë si në Dhjetorin e vitit 1990.

GËZUAR DITËN TËNDE RINI.