PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT ALTERNATIVË E DJATHTË ME PLATFORMË ELEKTORALE BINDËSE
PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT ALTERNATIVË E DJATHTË ME PLATFORMË ELEKTORALE BINDËSE:
Gjatë një interviste në NTV-me gazetarin e mirënjohur Red VARAKU, ndër të tjera.
Partia Lëvizja e Legalitetit, hap pas hapi, në pregatitje të infrastrukturës për marrjen pjesë në zgjedhjet e ardhshme si një alternativë e djathtë me platformë elektorale të qartë bindëse.
Të kthejmë krenarinë kombëtare nëpërmjet forcimit të institucioneve shtetërore brenda një shteti të fortë të së drejtës ligjore, kryerjes së reformave që rrisin nivelin e shërbimeve në interes të qytetarve si dhe të forcojmë bashkëpunimin unifikues të çdo faktori rajonal shqiptar në interes të bashkimit kombëtar.
Filozofia Zogiste në kohë moderne;
Me besim në Zot, ku primara mbetet Familja, prona, Atdheu dhe Kombi, nën moton “Atdheu mbi të gjitha”, në Shqipëri bërja e shtetit të së drejtës bëhet lehtësisht me një sistem qeverisës Monarki Kushtetuese.
Mbreti Zog, burrështetas, strateg, diplomat dhe politikan shumëdimensional, i rrallë në llojin e vet, i cili Shpalljen e Pavarsisë e ktheu në realitet duke u bërë shtetformuesi i shtetit të parë modern shqiptar nën moton “Atdheu Mbi të Gjitha”
Mbreti Zog dhe trashigimtarët e Kurorës Mbretërore, Mbreti Leka dhe sot Princ Leka, gjithmonë në plan të parë kanë vënë interesin kombëtar ku Shqipërinë dhe shqiptarët i kanë parë NJË dhe të bashkuar si komb, ata mbeten unifikuesit e kombit tonë në më të mirën e mundshme sipas çdo të drejte.
PLL gjithmonë këmbëngulse në kauzën e saj programore për bashkim kombëtar nën kurorën mbretërore.
PLL, sot, marrëdhënie të mira
bashkëpunuese institucionale me çdo grupim apo parti politike opozitare, pjesë e çdo tryeze me qëllim kontribuese për largimin sa më shpejt të kësaj mazhorance dhe të kësaj lloj qeverisjeje, PLL e qartë me propozimet e veta për çdo platformë dhe reformë siç ështl ajo më kryesorja sot, ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ku ne kërkojmë ndryshim sistemi, lista të hapura, votë diaspore e ndër të tjera, kalim në filtër i kandidatëve për tu zgjedhur duke mos lejuar kandidimin e punonjësve dhe bashkëpuntorëve të ish-Sigurimit të Shtetit.
E rëndësishme forcimi i pushtetit të drejtësisë, kjo që dy pushtetet e tjera, pushteti legjilativ dhe ai egzekutiv të futen në shinat e duhura.
Deri sot korrupsioni, segmente të shumta të politikës, krimi dhe segmente të sistemit të drejtësisë kanë qenë në simbiozë mes tyre.
Për PLL, cilido, pushtetarë e kushdo tjetër, që ka futur duart me vjedhje e korrupsion në buxhetin e shtetit të përgjigjet para drejtësisë, drejtësia të anashkalojë dhe mospërfill çdo ndikim politik duke punuar me një standart atë që i krijon e jep mundësi kushtetuta.
Ajo pjesë e politikës që tenton të ketë akses mbi sistemin e drejtësisë është vetë e korruptuar.
Diagnoza e kësaj qeverie.
QEVERIA E SHPOPULLIMIT.
Të kthejmë besimin e mos të humbim shpresën.
Të rrisim shërbimin ndaj qytetarve;
Sot kërkohet, Platformë Kombëtare Arsimore në të gjitha nivelet në formë e në përmbatje.
Shërbim shëndetsor dhe jo konçesione që funksionojnë vetëm në letër, rend e qetësi nëpërmjet rikthimit xhandarmarisë.
Politika dhe projekte për motivimin e rinisë për punë dhe lehtësira për familjet e reja.
Lehtësira fiskale dhe stimulim i biznesit të vogël, profesioneve të lira me qëllimin e forcimin ekonomik të shtresës së mesme si e rëndësishme në mirëfunksionimin e shoqërisë tonë duke krijuar edhe një sistem tjetër pagash dhe pensionesh.
Treg i lirë dhe stabilitet çmimesh duke luftuar monopolet që parapërcaktojnë mes tyre çdo nivel çmimi për interesa përfituese jo të drejta.
PLL në vlerësim të shtresave të persekutuara, dënimit të krimeve të komunizmit dhe rishikim të ligjit të pronave.
Të shikohet me prioritet kthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak (3-6 muaj) për çdo të ri që mbaron shkollën e mesme si dhe kthimi i dënimit kapital për vepra të veçanta ekstrem kriminale të organizuara me paramendim e me pasoja të rënda për jetën e tjetrit.
PLL e gatshme për tu përballur me qëndrimet dhe nëpërmjet platformës saj me këdo dhe me çdo lloj skeme shantazhi politik që mundohet të pengoj, minoj apo edhe monipulojë punën dhe rezultatet e saj ashtu si edhe ka ndodhur deri sot, kushdo do të marrë përgjigjen e duhur.